Kërko

Organizimi me përgjegjësi shoqërore

Kodi i organizimit me përgjegjësi shoqërore

Lotaria e Kosovës është anëtare e Asociacionit të Lotarive Shtetërore Evropiane (The European Lotteries) dhe nënshkruese e Standardeve Evropiane të përgjegjësisë shoqërore për organizimin e lojërave të fatit.

Në përpjekje për parandalimin dhe eliminimin e dukurive negative në lojërat e fatit, Lotaritë Shtetërore anëtare të Asociacionit të Lotarive Shtetërore Evropiane, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë përcaktimit të standardeve, qëllimi i të cilave është vendosja e programit për organizimin me përgjegjësi të lojërave të fatit dhe programit për “luajtje me përgjegjësi”, me qëllim të uljes së rrezikut për të gjitha grupet e shoqërisë e në veçanti për grupet e ndieshme.

Ky program bazohet në parimin e masave preventive dhe edukimit.

Lotaria e Kosovës organizon lojëra të fatit me përgjegjësi dhe besueshmëri. Për këtë arsye, politika e udhëheqjes së proceseve së afarizmit dhe zhvillimit të etikës afariste të ndërmarrjes në të gjitha nivelet, ndërlidhet me zotimin e saj për përgjegjësi të tërësishme shoqërore.

Zotimi për përgjegjësi shoqërore në organizimin e lojërave të fatit, paraqet shtyllën kryesore të përgjegjësisë së tërësishme shoqërore të Lotarisë së Kosovës, e cila përmban përgjegjësi ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe është parim themelor i të punësuarve në ndërmarrje.

Në organizimin e lojërave të fatit me përgjegjësi shoqërore, Lotaria e Kosovës udhëhiqet nga parimi i vendosjes së baraspeshës në mes të pritshmërive dhe dëshirave të lojtarëve, parandalimin e varësisë dhe kujdesin e shtuar për mbrojtjen e grupeve të ndjeshme shoqërore.

Lotaria e Kosovës me kod obligohet për:

  • qëndrim të përgjegjshëm ndaj pjesëmarrësve në lojërat e fatit,
  • qëndrim të përgjegjshëm ndaj shitësve të lojërave të fatit,
  • përgjegjshmëri për zhvillimin e produkteve aktuale, shërbimeve dhe produkteve të reja,
  • përgjegjshmëri për komunikimin e marketingun dhe
  • edukimin e të punësuarve për organizim të përgjegjshëm të lojërave të fatit.

 

Marrëdhënie të përgjegjshme ndaj lojtarëve të lojërave të fatit

Lotaria e Kosovës lojtarët e vet i informon për mundësinë e fitimit dhe, në këtë mënyrë, atyre ua mundëson të bëjnë vlerësimin e riskut dhe mundësinë e fitimit. Lojtarëve u vihen në dispozicion informacionet, të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore për organizimin e lojërave të fatit. Të gjitha informacionet, lojtarëve u vihen në dispozicion nëpërmjet materialeve në formë të shkruar në lokalet e shitjes dhe në ueb faqen: www.lotaria-ks.com

Të dhënat personale të lojtarëve që marrin pjesë në lojërat e fatit, të organizuara nga Lotaria e Kosovës, klasifikohen si të dhëna të besueshme. Lotaria e Kosovës këto të dhëna i administron në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Qëndrim i përgjegjshëm ndaj shitësve të lojërave të fatit

Lotaria e Kosovës është e vetëdijshme se realizimi i përgjegjësisë shoqërore për organizimin e lojërave të fatit, varet nga ajo se si e sa e kuptojnë dhe e pranojnë përgjegjësinë shoqërore të  punësuarit në pikat e shitjes. Për këtë arsye, një rëndësi e veçantë i kushtohet edukimit dhe trajnimit të rregullt me temën “Përgjegjësia shoqërore në organizimin e lojërave të fatit”, për të gjithë ata të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarët. Nga të lartpërmendurit kërkohet profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjshmëri në zbulimin, njohjen e të varurve potencialë, duke iu kushtuar atyre kujdes, në mënyrë që të minimizohet rreziku i varësisë nga lojërat e fatit.

 

Zhvillimi i përgjegjshëm i produkteve aktuale, shërbimeve dhe produkteve të reja

Lojërat e lotarisë janë të dizajnuara në atë mënyrë që nuk tërheqin pjesëmarrjen e grupeve të ndjeshme shoqërore. Në lojërat ekzistuese dhe lojërat e reja, Lotaria e Kosovës mat dhe vëzhgon rrezikshmërinë, e cila shpie në varësi apo çfarëdo lloj dëmi tjetër shoqëror. Me qëllim të zvogëlimit të rrezikshmërisë nga varësia, vëmendje të posaçme i kushton marrjes së masave adekuate në rast të dyshimit se lojtari ka rënë në varësi, duke ia kufizuar mundësinë e të luajturit përtej limitit. Masë tjetër që aplikohet është moslejimi i personave nën moshën 18 vjeç që të marrin pjesë në lojërat e fatit.

 

Komunikimi i përgjegjshëm dhe marketingu

Strategjia e tërësishme e komunikimit dhe marketingut në Lotarinë së Kosovës, bazohet në përgjegjshmërinë shoqërore ndaj lojtarëve dhe grupeve të tjera pjesëmarrëse. Reklamimi bazohet në standarde etike dhe standarde të cilat i dikton përgjegjësia shoqërore për organizimin e lojërave të fatit, të prezantuara në Kodin e reklamimit të përgjegjshëm të Lotarisë së Kosovës.

 

Edukimi i të punësuarve për organizimin e përgjegjshëm të lojërave të fatit

Organizimi i përgjegjshëm i lojërave të fatit, është pjesë përbërëse e parimeve (kulturës interne)  të Lotarisë së Kosovës, për të cilat janë të obliguar të gjithë të punësuarit. Lotaria e Kosovës të punësuarve u mundëson bashkëpunim aktiv në procesin e vlerësimit, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të përgjegjësisë shoqërore për organizimin e lojërave të fatit.

Nëpërmjet punëtorive dhe trajnimeve, të punësuarve u mundësohet zhvillimi dhe ngritja e njohurive profesionale, vlerave personale dhe përkushtimit në punë, në mënyrë që gjatë punës së tyre të kenë parasysh dhe të realizojnë të gjitha aspektet e përgjegjësisë shoqërore.

 

Hulumtimi dhe informimi

Lotaria e Kosovës, me ndihmën e hulumtimit të cilin e realizon vetë, ose me ndihmën e institucioneve të pavarura hulumtuese, monitoron opinionin publik dhe pjesëmarrësit e lojërave të fatit dhe çështjet që ndërlidhen me përgjegjësinë shoqërore për organizimin të lojërave të fatit. Monitorimi i rregullt i ngjarjeve në mjedis, është çështje me rëndësi të veçantë për të kuptuar dhe për të njohur proceset të cilat shkaktojnë varësinë.

Për këtë arsye, Lotaria e Kosovës kujdeset për informim të rregullt dhe transparent dhe për edukimin e lojtarëve për rreziqet dhe kërcënimet nga varësia e lojërave të fatit.

Lotaria e Kosovës ka përgatitur një sërë shenjash paralajmëruese për mundësinë e rënies në varësi të lojërave të fatit.

 

Raportimi dhe matja

Lotaria e Kosovës do të bëjë raportin për Organizimin me Përgjegjësi Shoqërore – OPSH, më së largu për 12 muaj apo me përfundimin e vitit kalendarik. Raporti do të përmbajë elementet e kërkuara lidhur me të arriturat dhe qëllimet e programit të OPSH-së. Me raportin do informohen grupet e interesit nëpërmjet kanaleve të përshtatshme dhe në web faqen: www.lotaria-ks.com Raportimi është transparent, i qartë dhe duhet t’u përshtatet interesave dhe nevojave të pjesëmarrësve.

Fondi për 7 të qëlluara

pritet të jetë

88,000

Fondi për 6 të qëlluara

pritet të jetë

3,500

Fondi për Joker 6

pritet të jetë

17,400