Kërko

Organizimi me përgjegjësi shoqërore

Pyetësori i vetëvlerësimit

Përgjigjuni ndershëm këtyre pyetjeve
Pyetësori është anonim dhe rezultati i tij është për nevoja të brendshme të Lotarisë së Kosovës

1. A keni munguar ndonjëherë nga puna, shkolla, fakulteti ose i keni lënë pas dore obligimet tuaja për të luajtur lojëra të fatit?
PoJo

2. A ka ndikuar për të keq luajtja e lojërave të fatit në jetën tuaj familjare?
PoJo

3. A ka ndikuar për të keq luajtja e lojërave të fatit në autoritetin tuaj në shoqëri?
PoJo

4. A jeni ndier ndonjëherë me faj pas luajtjes së lojërave të fatit?
PoJo

5. A keni luajtur ndonjëherë lojëra të fatit me qëllim që të lani borxhet ose të zgjidhni problemet financiare?
PoJo

6. A ka ndikuar luajtja e lojërave të fatit në zvogëlimin e ambicieve apo rënien e efikasitetit tuaj?
PoJo

7. Pas humbjes, a e keni pasur ndjesinë se duhet ta ktheni sa më parë shumën e humbur?
PoJo

8. Pasi të keni fituar, a është shfaqur te ju nevojë e fuqishme për të fituar akoma?
PoJo

9. A keni luajtur ndonjëherë lojëra të fatit derisa keni harxhuar edhe euron e fundit?
PoJo

10. A keni marrë ndonjëherë të holla hua për të luajtur lojëra të fatit?
PoJo

11. A keni shitur ndonjëherë diçka, që të keni të holla për luajtjen e lojërave të fatit?
PoJo

12. Të hollat e fituara apo ato të dedikuara për lojëra të fatit, a ju janë dhimbsur t’i përdorni për nevoja të përditshme jetësore?
PoJo

13. A ka ndodhur që, për shkak të luajtjes së lojërave të fatit, të jeni bërë i papërgjegjshëm dhe i keni lënë pas dore nevojat tuaja apo të familjes?
PoJo

14. A keni luajtur ndonjëherë lojëra të fatit më shumë sesa keni planifikuar?
PoJo

15. A paraqesin për Ju lojërat e fatit “ikje” nga telashet, vështirësitë, monotonia apo vetmia?
PoJo

16. A keni kryer ndonjëherë apo keni menduar të kryeni ndonjë vepër kundërligjore në mënyrë që të keni të holla për lojërat e fatit?
PoJo

17. A ju ka ndodhur ndonjëherë që mendimet për lojërat e fatit t’ju kenë shkaktuar vështirësi me gjumë apo pagjumësi?
PoJo

18. A nxisin konfliktet, zhgënjimet ose frustracionet në Ju nevojën më të madhe për luajtjen e lojërave të fatit?
PoJo

19. A shfaqet tek ju nevoja apo dëshira që të festoni ndonjë ngjarje të gëzueshme me atë që ta “shpërbleni” veten me disa orë në luajtjen e lojërave të fatit?
PoJo

20. A keni qenë ndonjëherë në depresion për shkak të problemeve të shkaktuara nga luajtja e lojërave të fatit?
PoJo

 

Fondi i garantuar për

LOTO 7 nga 39 është

70,000

Fondi për 6 të qëlluara

pritet të jetë

1,300

Fondi për Joker 6

pritet të jetë

54,500