Kërko

Organizimi me përgjegjësi shoqërore

Organizimi me përgjegjësi shoqërore

Përgjegjësia shoqërore sot është obligim i çdo afaristi-ndërmarrësi. Qëllimi i afarizmit me përgjegjësi shoqërore është rritja e fitimit, por  në atë mënyrë  që ajo shkallë e rritjes të ndjekë edhe rritjen e ndikimit pozitiv të organizatës afariste në vetë shoqërinë,  natyrisht me minimizimin e ndikimeve negative. Organizatat që obligohen dhe ushtrojnë afarizëm me përgjegjësi shoqërore, duan të kenë sukses, por jo me çdo çmim! Ato përpiqen të arrijnë  ekuilibrin në mes të interesit ekonomik (fitimit)  dhe organizimit të përgjegjshëm ndaj shoqërisë në tërësi.

Përgjegjësia është çështje kryesore dhe shumë me rëndësi në organizimin e lojërave të fatit dhe për pasojat që ato kanë në shoqëri. Shumë ekspertë konstatojnë se nuk është problemi në vetë luajtjen, por  në luajtjen  e tepruar dhe të gjithë pajtohen se qëllimi i fundit  është preventiva e kësaj mënyre të të luajturit. Edhe pse te luajtja e përgjegjshme nuk mund të mos përfillet vendimi i menduar dhe përgjegjësia e individit për veprimet e tij,  është me rëndësi të ceket se duhet të jemi të  ndërgjegjshëm që një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi organizuesin e lojërave të fatit.

Qëllimi  është që t’u mundësohet lojtarëve të jenë të informuar kur të vendosin të marrin pjesë në lojë dhe, nëse paraqiten pasoja të dëmshme nga loja, lojtarëve t’u lehtësohet kontakti dhe qasja në institucionet që japin ndihmë profesionale. Afarizmi me përgjegjësi shoqërore te Lotaria e Kosovës  shihet në radhë të parë te organizimi i përgjegjshëm i lojërave të fatit.

Organizimi i lojërave me përgjegjësi shoqërore do të thotë, në radhë të parë, përmbushja e nevojave për pjesëmarrje në  lojërat e fatit në mënyrë të sigurt, legale, në kushte bashkëkohore teknologjike, duke pasur parasysh që të evitojmë ose të minimizojmë pasojat e dëmshme të  lojërave të fatit në shoqëri.

Lotaria e Kosovës është anëtare e Asociacionit të Lotarive Shtetërore Evropiane. Ky Asociacion përcakton standardet  e organizimit me përgjegjësi të lojërave të fatit. Lotaria e Kosovës i ka nënshkruar dokumentet që përcaktojnë standardet e tilla, ndërsa idetë dhe parimet që gjenden në ato dokumente Lotaria e Kosovës i respekton dhe i zbaton në punën dhe afarizmin e saj.

Përgjegjësia shoqërore dhe përgjegjësia ndaj komunitetit është qëllimi bazë i të punësuarve në Lotarinë e Kosovës, si në punë dhe në organizimin e lojërave, ashtu edhe në raportet ndaj lojtarëve. Organizimi me përgjegjësi i lojërave të fatit  do të thotë edhe  masë preventive ndaj varësisë dhe organizimi i tyre në atë mënyrë që të mos nxisë sjellje të varësisë.

Fondi për 7 të qëlluara

pritet të jetë

88,000

Fondi për 6 të qëlluara

pritet të jetë

3,500

Fondi për Joker 6

pritet të jetë

17,400