Përgjegjësia shoqërore sot është obligim i çdo afaristi-ndërmarrësi. Qëllimi i afarizmit me përgjegjësi shoqërore është rritja e fitimit, por në atë mënyrë që ajo shkallë e rritjes të ndjekë edhe rritjen e ndikimit pozitiv të organizatës afariste në vetë shoqërinë, natyrisht me minimizimin e ndikimeve negative. Organizatat që obligohen dhe ushtrojnë afarizëm me përgjegjësi shoqërore, duan të kenë sukses, por jo me çdo çmim! Ato përpiqen të arrijnë ekuilibrin në mes të interesit ekonomik (fitimit) dhe organizimit të përgjegjshëm ndaj shoqërisë në tërësi.
Përgjegjësia është çështje kryesore dhe shumë me rëndësi në organizimin e lojërave të fatit dhe për pasojat që ato kanë në shoqëri. Shumë ekspertë konstatojnë se nuk është problemi në vetë luajtjen, por në luajtjen e tepruar dhe të gjithë pajtohen se qëllimi i fundit është preventiva e kësaj mënyre të të luajturit. Edhe pse te luajtja e përgjegjshme nuk mund të mos përfillet vendimi i menduar dhe përgjegjësia e individit për veprimet e tij, është me rëndësi të ceket se duhet të jemi të ndërgjegjshëm që një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi organizuesin e lojërave të fatit.
Qëllimi është që t’u mundësohet lojtarëve të jenë të informuar kur të vendosin të marrin pjesë në lojë dhe, nëse paraqiten pasoja të dëmshme nga loja, lojtarëve t’u lehtësohet kontakti dhe qasja në institucionet që japin ndihmë profesionale. Afarizmi me përgjegjësi shoqërore te Lotaria e Kosovës shihet në radhë të parë te organizimi i përgjegjshëm i lojërave të fatit.
Organizimi i lojërave me përgjegjësi shoqërore do të thotë, në radhë të parë, përmbushja e nevojave për pjesëmarrje në lojërat e fatit në mënyrë të sigurt, legale, në kushte bashkëkohore teknologjike, duke pasur parasysh që të evitojmë ose të minimizojmë pasojat e dëmshme të lojërave të fatit në shoqëri.
Lotaria e Kosovës është anëtare e Asociacionit të Lotarive Shtetërore Evropiane. Ky Asociacion përcakton standardet e organizimit me përgjegjësi të lojërave të fatit. Lotaria e Kosovës i ka nënshkruar dokumentet që përcaktojnë standardet e tilla, ndërsa idetë dhe parimet që gjenden në ato dokumente Lotaria e Kosovës i respekton dhe i zbaton në punën dhe afarizmin e saj.
Përgjegjësia shoqërore dhe përgjegjësia ndaj komunitetit është qëllimi bazë i të punësuarve në Lotarinë e Kosovës, si në punë dhe në organizimin e lojërave, ashtu edhe në raportet ndaj lojtarëve. Organizimi me përgjegjësi i lojërave të fatit do të thotë edhe masë preventive ndaj varësisë dhe organizimi i tyre në atë mënyrë që të mos nxisë sjellje të varësisë.
Fondi për 7 të qëlluara
pritet të jetë
88,000€Fondi për 6 të qëlluara
pritet të jetë
3,500€Fondi për Joker 6
pritet të jetë
17,400€