Kërko

Organizimi me përgjegjësi shoqërore

Dhjetë rregullat e luajtjes me përgjegjësi

Luajtja me përgjegjësi është kur ke para, e jo kur ke nevojë dhe kërkon për para. Motivi kryesor i luajtjes me përgjegjësi është argëtimi. Luajtja me përgjegjësi dmth. përcaktimi i qartë dhe gadishmëria për pranimin e humbjes (shumën me të cilën merrni pjesë në lojë) para hyrjes në pikën e shitjes të Lotarisë së Kosovës

1. Lojërat e fatit luani vetëm për zbavitje apo argëtim
Nëse më nuk ndieni kënaqësi në lojë, pyeteni veten pse po vazhdoni të luani.

2. Të hollat e humbura konsideroni si çmim i argëtimit tuaj
Çdo fitim konsiderojeni si shpërblim.

3. Caktojeni shumën të cilën e keni planifikuar ta harxhoni dhe mos e ndryshoni

4. Caktojeni kohën që do ta ndani për luajtjen e lojërave të fatit dhe përmbajuni asaj
Pa marrë parasysh nëse fitoni apo humbni, ndërpriteni lojën kur të kalojë koha juaj e planifikuar.

5. Priteni humbjen
Duhet të jeni të vetëdijshëm se mundësia për të humbur është më e madhe sesa mundësia për të fituar ose për të qëlluar fitimin.

6. Përmbajuni rregullave se nuk do të luani lojëra të fatit me kredi
Mos merrni të holla hua për të luajtur.

7. Krijoni baraspeshë në jetën tuaj
Luajtja e lojërave të fatit nuk duhet të pengojë ose të ndërrojë shoqërinë tuaj, familjen, punën ose aktivitetet e tjera

8. Shmangeni gjuetinë e të hollave të humbura
Humbjet tuaja sigurisht do të jenë më të mëdha, nëse mundoheni t’i kompensoni ato që i keni humbur.

9. Mos i luani lojërat e fatit, nëse mendoni të harroni ose të ikni nga dhembjet emocionale apo fizike
Nëse loja për ju bëhet më shumë se argëtim, kjo mund t’ju shkaktojë probleme.

10. Edukohuni dhe njihuni me shenjat problematike të luajtjes tej mase të lojërave të fatit
Sa më shumë që të dini dhe sa më të informuar që të jeni për të gjitha këto, do të merrni edhe vendime më të mira në jetën tuaj dhe më lehtë do të mund t’i dalloni të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë!

Fondi për 7 të qëlluara

pritet të jetë

88,000

Fondi për 6 të qëlluara

pritet të jetë

3,500

Fondi për Joker 6

pritet të jetë

17,400